Aktualitet

"Leteratura" hapet sot me: Testamenti i pashpallur i Dritëro Agollit

Shkruar nga Liberale
"Leteratura" hapet sot me: Testamenti i pashpallur i Dritëro

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Ndërkohë që këtë të hënë hapet me: "Testamenti i pashpallur i Dritëro Agollit", ku do të gjeni një intervistë të pabotuar e shkrimtarit Dritëro Agolli.

"Unë jam një njeri që më pëlqen të jetoj mes njerëzve, t’i shoh kur flasin e kur tregojnë, kur këndojnë dhe kur luajnë valle, kur qeshin e kur qajnë, të qartë dhe të dehur…

 Të bëhesh shkrimtar është njëlloj sikur të ecësh zbathur në një rrugë të shtruar me gozhdë me maja përpjetë…"

Më pas një tjetër shkrim nga Suela Mino me titull: Elona Agolli- “Ky është Dritëroi Im”, libër i lindur nga dhimbja"

"Para pak kohësh lexuesi shqiptar ka marrë në dorë librin memuaristik “Ky është Driteroi im”, një botim elegant dhe i kujdesur në detaje i Shtëpisë Botuese Dritëro, i cili sjell një galeri të pasur rrugëtimi jetësor, plot ngjarje, emocione, dëshmi të atyre që e kanë njohur shkrimtarin dhe njeriun Dritero Agolli."

Po ashtu vjen edhe një shkrim me titull: "Elona Agolli:Të jetosh brenda qenies të të tjerëve". 

Dhe për ta mbyllur një shkrim nga Përgjegjësi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, Ermir Nika me titull: "Bisedë e pambaruar me Dritëro Agollin". 

"Teksa grishem të rindërtoj  Dritëro Agollin që kam njohur, profili i tij artistik dhe njerëzor, ashtu si pakuptuar, fjalë pas fjalë, i përshkruar në gjuhën e përbashkët të stërgjyshërve,  sendërtohet jo vetëm falë kujtesës, por edhe prej asaj që në thelb përbën krijimtarinë e tij."

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në suplementin "Leteratura". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH