Letërsi

Leteratura hapet sot me: Rudol Marku, mbi përkthimin e Poezisë…

Shkruar nga Liberale
Leteratura hapet sot me: Rudol Marku, mbi përkthimin e Poezisë…

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Sot do të gjeni në kopertinë Rudolf Markun me titull: "Rudol Marku mbi përkthimin e poezisë…". 

Po ashtu edhe një esse me të njëjtin titull nga autori i cili shkruan: "Përkufizmin më të mirë se çfarë është përkthimi i Poezisë më duket se e ka dhënë poeti amerikan Robert Frost, i cili me thënien e vet të jep përshtypjen se po i pergjigjej një pyetjeje tjetër: Çfarë është poezia? Ai thotë:” Poezia është ajo çka humb në përkthim.”, për të vijuar më tej.

Më tej do të lexoni një shkrim nga Prof. Dr Eshref Ymeri me titull: "Mira Meksi, një jetë në kërkim të fjalës...". 

"Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka ngut të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm.", kështu nis shkrimi. 

Më pas do të gjeni një kritikë nga Myzaljen Hoxha me titull: "Poezia e Petrit Nikës, shtëpia e qenies njerëzore".

"Në mesin e shumë shkollave të mendjes njerëzore, racionaliteti është ai që i bën kufijtë e imagjinatës të prekshëm, dhe që e lejon të ndërhyjë në territorin e tij. Nga ana tjetër “fakulteti” i imagjinatës ka kontrollin e vet, dhe nuk lejon asnjë ndërhyrje të racionales, që të pengojë çdo zhvillim të ndërgjegjes sonë shpirtërore."

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH