Kryesore

Leteratura hapet sot me: Mitrush Kuteli, dishepulli i shqipes

               Publikuar në : 09:54 - 14/09/20 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo javë i dedikohet Mitrush Kulelit, ndërsa hapet me një kopertinë, ku do të gjeni: “Mitrush Kuteli, dishepulli i shqipes”. 

Aurel Plasari sjell një shkrim me titull “Shënime për “shënimet” e Mitrush Kutelit”.

“Jeunes hommes do t’i kishin quajtur, po të shëtisnin në Fushat Elizeje të Parisit, dy “burrat e rinj” që një mbasdite vjeshte të vitit 1939 barisnin poshtë e lart shëtitores së Tiranës: Mitrush Kuteli dhe Vangjo Nirvana. Ushtronin frëngjishten e tyre duke kuvenduar – për çfarë? – për kritikën letrare…Zëri i tij kritik u afirmua me të shpejtë, nga 1928-a e këndej, në letrat shqipe të gjysmës së parë të shek. XX. Jemi në periudhën e lindjes së kritikës moderne në Shqipëri, kur në kulturën shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të atij shekulli mendimi teorik estetiko-kritik njihte hopin cilësor me Faik Konicën, mandej Gjergj Fishtën e ri etj. Edhe më i dallueshëm do të bëhej hopi në ndërkohën mes dy Luftërave. Pa qenë vendi për të numëruar këtu faktorët që kushtëzuan përhapjen e ideve estetike, si dhe imponimin e tyre në kulturën shqiptare të atyre dhjetëvjeçarëve, – janë faktorë të shumtë e të ndërlikuar, në mos edhe të implikuar me elemente kontradiktore që kanë ndikuar si në përhapjen, edhe në zgjerimin e ideve në fjalë, – të vërehet vetëm se brenda këtij hopi cilësor Kuteli do të ndahet në shenjë si kritik rendi të parë.”, shkruan Plasari në nisje të shkrimit.

Më pas do të gjeni një shkrim me titull: “Kuteli në profilin e përkëthyesit” nga Petraq Kolevica.

“Agon me reflekset e samizdatit”, një shkrim nga Gëzim Basha.

“Rathë të Brendashkruar, ashtu si të gjitha botimet e mëparshme të Rudolf Markut, sjell jehona verbale, sonike dhe ideore prej traditës më të mirë të poezisë refleksive, pa cak gjuhe a kulture. Libri që marrim në dorë ka peshën e një modeli të atletizmit gjuhësor dhe estetik, është  një  tour de force aludimesh dhe aluzionesh, i  ndërton kuptimet e veta me zhdërvjelltësi stilistike ngaqë autori, prej pesë dekadash , e koncepton shkrimin e poezisë, jo si pauzë meditimi, por si një proces të pandërprerë navigimi në galaksinë e  mundësive shprehëse.”

Dhe për ta mbyllur një profil me titull: “Roland Gjoza: Ende nuk kam shpëtuar nga censura”.

 “Ende nuk kam shpëtuar nga censura e soc-realizmit. Autokontrolli ka qënë shumë I fortë brenda meje gjatë komunizmit, aq sa tani dhe pse kanë kaluar dekada nuk kam mundur të shpëtoj prej tij. Shpesh ndjej veten të jem në pushtetin e censurës”.

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back