
Suplementi Leteratura hapet këtë të hënë me titullin “Letërsia e madhe e ka thënë gjithçka”.
Në rubrikën “Biseda”, Alda Bardhyli sjell në një rrëfim të ndjerë mbi jetën dhe librat e zemrës, shkrimtarin Moikom Zeqo.
Në këtë intervistë do të zbuloni më tepër mbi autorin, i cili pas disa ditë jo të mira me shëndetin e tij, por gjen kohen dhe mundësinë për të udhëtuar në labirintet e së kaluarës e na zbulon mendime dhe ndjenjat më të thella ndaj librit dhe leximit.
Më tej, në rubrikën “Nostalgjia”, analisti dhe publicist Preç Zogaj vjen me shkrimin “Mrekullia e punës, tragjedia e famës”, një rikthim në romanin “Marrtin Iden” të Xhek London.
“Martin Iden është një libër shumë intim, që duket sikur të përket vetëm ty; është si sekreti yt, duhet të jesh i kujdesshëm kur të flasësh për të me shokët dhe miqtë.”
Në rubrikën “Kritika”, Durim Abdullahu sjell shkrimin “Thellësia e të fshehtës brenda një trupi”, një vështrim kritik mbi romanin më të ri të Veton Surroit “Fshehtësia e zbulimit të Hanës”.
“I shkruar me një çiltërsi inteligjente dhe me një rrjedhshmëri gati të pandjeshme, ndërmjet të gjitha leximeve, ky roman mbetet një rrëfim i hollë për atmosferën e përditshmërive njerëzore në një Prishtinë liminale, ku dhe kur po çelnohej fshehtësia e zbulimit të Hanës.”
Këto dhe të tjera, i lexoni sot në suplementin Leteratura./Gazeta Liberale