Kryesore

Leteratura hapet me: “Një javë në Manastir”, një udhëtim grishës

               Publikuar në : 09:41 - 19/10/20 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Sot do të gjeni në kopertinë: “”Një javë në manastir”, një udhëtim grishës” dhe një shkrim me të njëjtin titull nga Suela Mino. 

““Një javë në Manastir”, në nëntorin e 1908-ës e ndërton të gjithë këtë atmosferë në begatinë e lëndës letrare të mbrujtur në kontekstin historik e të ushqyer me gjuhën e gjallë të atyre ditëve.”

Më pas do të lexoni një shkrim me titull: “Mustafa Nano, përfaqësuesi i një dukurie jo rastësore në letërsinë shqipe”, nga Ermir Nika.

Shënime rreth romanit  “Një javë në Manastir” (nëntor 1908),  të autorit Mustafa Nano, botim i UET PRESS.

Duke mbetur sërish tek rubrika “Botim i ri” do të gjeni edhe një shkrim me titull: “Një udhëtim ndryshe në vitin 1914…” nga Prof. Dr. Nevila Nika.

““Për në Shqipëri, Karl” është botim i ri i UETPRESS, pjesë e kolanës Scripta Manent, i cili tashmë gjendet në të gjitha libraritë kryesore në vend.  Nën shqipërimin mjeshtëror të z.Armand Plaka, lexuesi shqiptar merr në duar veprën e autorit gjerman Peter Marxheimer, e cila me besnikërinë e romanit historik dhe një rrëfim të zhdërvjelltë, sjell të freskët kronikën e Shqipërisë së vitit 1914 me personazhe realë të botës politike shqiptare e europiane të kohës. Lexuesi i pasionuar pas historisë, por jo vetëm, do të marrë kënaqësinë e leximit të një dëshmie shkruar nga dikush që Shqipërinë e pa në vitet e errëta të regjimit komunist dhe me siguri mbresat e atij udhëtimi e kanë ndjekur gjatë, derisa e dhanë frytin e tyre të bukur me këtë libër.

Botuar në gjermanisht në vitin 2007, ky “fiction” historik mbarsur me një dell të admirueshëm letrar e frymëzuar nga ngjarje reale, përbën edhe një kontribut të veçantë për përcjelljen dhe kuptimin më të mirë të një periudhe të trazuar të historisë së Shqipërisë.”

E për ta mbyllur me një shkrim nga Prof. As. Dr. Kujtim Kapllani me titull: “Një javë në Manastir“, Mustafa Nano ka fituar sfidën si shkrimtar

“Mustafa Nano ka arritur që ngjarje dhe rrethana të ndryshme në një hapësirë të ngushtë kohore, t’i veshë me një vello artistike mbresëlënëse.”

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

 

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back