Kryesore

Leteratura hapet me: Moikom Zeqo, të krijosh midis artit dhe shkencës

               Publikuar në : 10:54 - 22/06/20 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Ndërsa këtë javë i dedikohet shkrimtarit të njohur Moikom Zeqo i cili u nda nga jeta disa ditë më parë duke mos e mposhtur dot sëmundjen.

“Moikom Zeqo, të krijosh midis artit dhe shkencës”, kështu hapet sot “Leteratura“.

Frederik Rreshpja vjen me një shkrim me titull: “Moikom Zeqo, një ndër shqiptarët më të kulturuar të të gjitha kohërave”

“Liriku i madh i letrave shqipe, Frederik Rreshja, ka lënë këtë analizë të thelluar mbi veprën shumëplanëshe të Moikom Zeqos, duke mbetur sfidues akoma edhe sot, me këtë model të spikatur të shkrimit kritik, i cili buron nga dija e thellë, mprehtësia e gjykimit, etika e lartë dhe kontributi për emancipim të mjedisit intelektual shqiptar.”

Më pas do të gjeni një intervistë me titull: “Moikom Zeqo: Letërsia  e madhe e ka thënë gjithçka”. 

Moikom Zeqo në intervistën e fundit dhënë për gazetën Liberale, pak muaj më parë, me gazetaren Alda Bardhyli zbulon librat e tij të zemrës dhe amanetin – Nuk dua askënd të shkruajë mbi jetën time….”

““Prijësi i palavdishëm”, autori Enton Bido sjell kronikën e tij letrare të një kohe historike”, një shkrim nga Suela Mino.

““Prijësi i Palavdishëm” është prurja më e fundit letrare e autorit Enton Bido, e cila mes faktit historik dhe stilizimit letrar, rindërton jetën e mbretit të vetëshpallur të Shqipërisë, Ahmet Zogu, në 10 ditëshin e fundit para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Kritika e ka vlerësuar autorin për ruajtjen intuitive të raporteve të drejta të asaj që i përket kronikës, historisë dhe laboratorit të tij krijues”, shkruan Mino.

Dhe për ta mbyllur këtë javë do të lexoni: “Autorët shqiptarë kalojnë kufijtë”. Bëhet fjalë për Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, e cila në ceremoninë zyrtare të hapjes, ka bërë me dije edhe çeljen e fondit të përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, si një ndihmesë që u jepet autorëve shqiptarë, për të kaluar kufijtë.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në suplementin “Leteratura”. /Gazeta Liberale

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back