Kryesore

Leteratura hapet me: Enkelejd Lamaj, rrëfimi i autorit thriller

               Publikuar në : 10:19 - 09/03/20 liberale

Suplementi Leteratura i dedikohet letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” hapet me një shkrim i cili titullohet “Enkelejd Lamaj, rrëfimi i autorit thriller”. Promovohet libri i ri i autorit Enkelejd Lamaj “Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë”

“Pas dy përmbledhjeve me tregime “Fytyra tjetër e natës” dhe “Libri i bardhë”, si dhe dy romanëve “Vendi diku midis” dhe “Ajo e errëta”, autori Enkelejd Lamaj vjen me përmbledhjen më të re me tregime “Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë”. Shtatëmbëdhjetë tregime ku, përmes thrillerit, misterit dhe tmerrit që gjarpëron në çdo faqe, preken tema të njohura, por njëkohësisht zbulohen edhe territore te reja, të pashkelura më parë nga një autor shqiptar. Me një gjuhë të thjeshtë, por tepër depërtuese, origjinaliteti i tregimeve të rrëmben që nga fillimi e të mban pezull gjer në fund. Në mënyrë mbresëlënëse, stili i të shkruarit ndryshon nga njëri tregim në tjetrin, për t’u përshtatur sa më mirë me historitë dhe personazhet që jetojnë brenda tyre.”

Më pas vjen një shkrim nga Minella Aleksi me titull: “Kreativiteti sublim, adhurim dhe xhelozi”. 

“Themi që filan shkrimtar të mbërthen menjëherë si me magji që në faqet e para të librit. Po çfarë është ky “mbërthim”, çfarë është kjo forcë “magjepsëse”, ç’kuptim ka kjo marrdhënie?  Çfarë do të thotë që një pasazh sublim mund të dëgjohet, të shikohet, të lexohet përsëri dhe përsëri me të njëjtën kënaqësi. A egziston lidhja midis artistit gjeni dhe turbullimeve të rënda mendore?. Në jetën e shoqërisë çfarë përfaqësojnë individualitetet e spikatura, këta “magjistarë” me kreativitet gjenial?. Përse forca krijuese është shumë më e fuqishme sesa frikërat e përditëshme?. Këto e të tjera pyetje do përpiqem të shpjegoj më poshtë. Mbi të gjitha si në çdo mardhënie njerëzore është autori së pari ai që e kërkon dhe e fillon një mardhënie me audiencën”.

E për ta mbyllur “Sfida e Alda Bardhylit, reformë kombëtare për të kultivuar leximin e librave”.

“Në fund të muajit janar Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur lajmin se studiuesja Alda Bardhyli do të drejtonte Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në një intervistë për “Shekulli”-n, Bardhyli tregon sfidën më të madhe të kësaj eksperiencë të re dhe cili është qëllimi i saj kryesor si drejtuese e kësaj qendre.”

Këto e shumë të tjera do t’i lexoni në suplementin “Leteratura”. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back