
Kryesore
Leteratura hapet me: Dritëhijet e një gruaje të hekurt Liri Belishova

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.
Kjo e hënë letrare i është kushtuar botimit më të fundit të UET Press “Dritëhijet e një gruaje të hekurt, Liri Belishova, e rrëfyer nga Bashkim Shehu”.
Kemi një sfond analize sa gjeopolitike, ideologjike, kulturore, sociale, duke mbajtur në fokus një dëshmitare që ishte bijë e asaj ideologjie.
E më pa do gjeni një Refleksion nga Loer Kume: “RockRrëmujë” me titull: “Artisi është një krijesë apolitike”.
“Artistët gërmojnë në të përbrendshmet e njeriut, nxjerrin gurët e çmuar të natyrës njerëzore, shohin me këndvështrimet më të largëta, më të huaja…”, shkruan autori.
Po ashtu do gjeni edhe një shkrim nga Preç Zogaj: “Thellësia në thjeshtësi dhe anasjelltas”.
“Brehti më ka ndikuar me aftësinë për të kompozur poezi mbi tema jopoetike në dukje, sipas recetave tematike të asaj kohe…
“Legjenda e rrospisë Evelin Ru”, kam bindjen se do të jetë balada e fundit që do të harrroj në ketë jetë.
Thellësia në thjeshtësi dhe anasjelltas”, shkruan Zogaj.
Dhe për ta mbyllur me një shkrim me titull: “Një lutje për shpëtimin e shpirtit” nga Alma Jaku.
“Mes gjithë asaj zhurme shurdhuese të kalimtarëve e të makinave, një fëmijë rreth moshës 10 vjeçare është ulur në bordurët e trotuarit…”, shkruan autorja.
Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale