Kryesore

“Leteratura” hapet këtë të hënë me: Romani i dashurisë

               Publikuar në : 09:19 - 04/11/19 liberale

Suplementi Leteratura hapet këtë të hënë me titullin “Romani i dashurisë”

Në rubrikën “Libri” do të lexoni mbi romanin më të ri të shkrimtarit dhe publicistit Preç Zogaj.

I njohur i poeti i dashurisë, Preç Zogaj rikthehet tek proza e gjatë. Romani “Anjeza nuk u zgjua” vjen nga UET PRESS dhe tregon historinë  e pazakontë të një dashurie.

Autori do të jetë i pranishëm në stendën e UET PRESS gjatë ditëve të Panairit të 22 të librit që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, për të gjithë ata që do të duan ta kenë me autograf këtë roman të dashurisë, që duhet të jetë në bibliotekën e gjithkujt.

Në rubrikën “Shkrimtari” do të lexoni një rrëfim të Enkelejd Lamajt, me titull “Për realitetet e pajetuara ende”. Shkrimtari i letërsisë thriller, në një rrëfim mbi frikën dhe letërsinë e re shqipe sot

Kur shkruaj thriller, nuk shkruaj për të shkaktuar, por për të çliruar frikë. Ama, sa më përket mua… jo jo, më mirë të hesht sepse kam frikë të tregoj se çfarë më frikëson”, Enkelejd Lamaj shprehet kështu teksa tregon në një bisedë për Leteraturën; raportin e tij me të shkruarin.

Përfaqësues i gjeneratës së re të shkrimtarëve, Lamaj lëvron në një gjini shumë pak të elaboruar në letrat shqipe atë të thrillerit. Ai  është autor i librave “Ajo e errëta”, “Vendi diku midis”, “Libri i bardhë”, “Fytyra e natës”.

 Në rubrikën “Kritika”, do të lexoni shkrimin me titull ’Procesi’ i Kafkës  si mungesë konteksti”, të autorit Viktor Canosinaj.

“Kushdo, në çdo kohë dhe në çdo vend të botës, mund t’i vendosë “Procesit” një kontekst gjeografik, kohor apo ideologjik dhe të ndihet tepër familjar me të. Kjo është arsyeja pse në Shqipërinë e kohës së komunizmit “Procesi” ishte ndër librat më të sharë nga kritika letrare e regjimit.”/Gazeta Liberale

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back