Letërsi

Leteratura: "Hakmarrja" letrare e Vera Bekteshit ndaj diktaturës

Shkruar nga Liberale
Leteratura: "Hakmarrja" letrare e Vera Bekteshit ndaj diktaturës

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Sot do të gjeni në kopertinë: "Vila me tri porta"/ 'Hakmarrja' letrare e Vera Bekteshit kundër komunizmit. 

Ndërsa do të lexoni një shkrim dedikuar librit të autores nga Klodi Meshi me titull: “Vila me tri porta”, deliri, vuajtja dhe e vërteta! 

"Romanet me subjekte të ngjashme duket se lexohen shpejt; duke mësuar sesi kanë funksionuar kohët, atëhere ke të qartë vijimin e kjo i bën kryesisht të thjeshtë. Por në të vërtetë nuk është e thënë që në kohë moderne të na vijnë vetëm vepra të mira. Janë njerëzit e prirur për të transmetuar ç’ka kanë jetuar, kuptuar, ndjerë dhe arrijnë të na bëjnë me dije, se drama njerëzore nuk mund të kufizohet në përmasat e periudhës, as të ngjashmërive mes tyre apo kontekstit; ajo ka vetëdije personale me raste të admirueshme, gjë që si çdo mrekulli u është e lejuar të gjithëve", shkruan Meshi për "Leteraturën". 

Më pas do të gjeni shkrimin e Diana Çulit me titull: "Shqipëria dhe Kina, larg dhe afër".

"Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës, rindërtimi i tyre pas viteve ’90-të mori shumë kohë, kushtëzuar edhe nga ndryshimi i sistemit politik, ideologjik, ekonomik e social në Shqipëri, ndryshim që përthithi të gjitha energjitë e shqiptarëve për të ecur në një rrugë të re e thuajse krejtësisht të panjohur", shkruan Çuli.

"Përafrimet e poezisë së Leopardit dhe Serembes", një shkrim nga Bujar Meholli.

"Letërsia komparative është në thelb krahasim metodik dhe diferencial i fenomeneve letrare, interkulturore e ndërgjuhësore që me ndihmën e historisë, filozofisë dhe kritikës, orvatet ta njohë më mirë letërsinë si funksion specifik të frymës njerëzore."

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH