Letërsi

Leteratura/ Enkel Demi: Do doja të ftoja në darkë Kutelin e Markezin

Shkruar nga Liberale
Leteratura/ Enkel Demi: Do doja të ftoja në darkë Kutelin e

Suplementi Leteratura është një rubrikë dedikuar letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” vjen me shkrimin “Enkel Demi: Do doja të ftoja në darkë Kutelin dhe Markezin…”.

"Fituesi i Çmimit Kombëtar të Letërsisë 2018 vjen me një rrëfim për librat e zemrës."

Në rubrikën “Nostalgjia”, shkrimtari dhe publicist Preç Zogaj vjen me shkrimin, “Ardhja e fshehtë e  ikonoklastëve “ anglezë””.

“Kështu erdhën  poetët anglezë në  Lezhën e rinisë  sime të hershme. Si ikonoklastë. Ajo që  është quajtur shkolla poetike e Lezhës, që  ishte thjesht një shoqëri poetësh që përpiqeshin të përthithnin  nga bota e madhe  lajme, emra, krijime, tendenca dhe stile përmes antenave të...”

Në rubrikën “Aktiviteti”, do të lexoni shkrimin “Fondacioni Kulturor “Harpa” shpall fituesit e vitit 2019”.

“Ka përfunduar edicioni i shtatë i çmimeve kombëtare “Harpa”, i cili si çdo vit tjetër ka mbledhur figura e personalitete të njohura në një mbrëmje gala. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore, e mbështetur nga Bashkia Fier, është kthyer tanimë në një traditë dhe ka sjellë në vëmendjen e publikut emra, institucione e personazhe me kontribute të vyera në disa fusha të artit, kulturës e letërsisë.

Në rubrikën “Poezi” do të lexoni shkrimin “Udhëtim me një varkë prej letre”, nga Riza Braholli.

Të kodifikuara me shtresime të shumta shprehëse e kuptimore: figurative, melodike e ideore, poezitë e librit “Hojëza fryme” të poetit Zimo Krutaj, një pas një, vijnë me mjaft finesë si zbulesë e sinqertë, duke u materializuar në tinguj, ngjyra, gjendje, figura, ide e kuptimësi. Një nga poezitë më të arrira të këtij vëllimi, megjithëse në dukje pa pretendime të mëdha, është vjersha Varka prej letre”.

Në rubrikën “Kritika”, do të lexoni shkrimin Tonoi Krwgeri, portretizimi i shkrimtarit intelektual, nga Namir Lapardhaja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH