Aktualitet

Leonardo DiCaprio shkruan sërish për Shqipërinë dhe Vjosën, jep lajmin e mirë

Shkruar nga Liberale
Leonardo DiCaprio shkruan sërish për Shqipërinë dhe
Leonardo DiCaprio, prej vitesh nuk është vetëm një aktor i njohur, por edhe një aktivist për mbrojtjen e mjedisit. Jashtë vëmendjes së tij nuk ka mbetur as Shqipëria, kur për të disatën herë radhazi ka reaguar për lumin Vjosa, si fillim duke apeluar për mos ndërtimin e HEC-eve dhe më pas për kthimin në Park Kombëtar. Së fundi, aktori amerikan ka shpërndarë një video ilustrative në Instagram, ku thuhet se qeveria shqiptare është një hap më afër kthimit të Vjosës në Park Kombëtar. Duke e cilësuar si lumin më të madh të egër në Evropë, aktori thotë se ai është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht . “Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope. Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore", shkruan ai.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH