Aktualitet

Lëndë plasëse në banesën e gruaje në Lushnjë

Shkruar nga Liberale

Në banesën e një gruaje në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Dëmet kanë qenë vetëm materiale, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së një shtetase, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH