Ndërkombëtare

Lëkundjet e tërmetit nxjerrin mbi oqean anijet japoneze

               Publikuar në : 21:04 - 20/10/21 liberale

Lëkundjet e tërmeteve dhe vullkanit që shpërtheu, kanë nxjerrë nga fundi i oqeanit,të paktën mbi 20 anije që janë mbytur gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.

Fotografitë satelitore nga “All Nippon News” të Japonisë tregojnë pjesët e mbetura të 24 anijeve japoneze që u kapën nga marina amerikane në pjesën e fundit të luftës.

Ata u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për të formuar një port, pasi ishulli nuk kishte objekte të tilla në atë kohë.

Shtrati i detit ka filluar të ngrihet për shkak të aktivitetit sizmik nga mali Suribachi, veçanërisht në pjesën perëndimore të ishullit. Si rezultat i aktivitetit, anijet e fundosura janë ngritur mbi hirin vullkanik.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back