Aktualitet

Tërmeti/ Dëmtohet njësia administrative Gjoricë në Dibër, punonjësit lënë zyrat

Shkruar nga Liberale
Tërmeti/ Dëmtohet njësia administrative Gjoricë në

Lëkundjet e mëngjesit të sotëm në verilindje të vendit kanë ngritur të tmerruar banorët nga shtrati dhe të gjithë kanë dalë në rrugë.

Njësia administrative Gjoricë ka pësuar plasaritje dhe dëmtime dhe punonjësit kanë dalë nga zyrat nga frika.

“Njësia administrative është dëmtuar. Punonjësit janë larguar nga frika. Godina është e plasaritur, kanë rënë tjegullat dhe po kështu është dëmtuar dhe një kënd. Në Topojan 4 banesa të plasaritura dhe në njësinë Gjoricë ka banesa të dëmtuara”, raportoi gazetari i News 24, Enver Doçi.

Ndërkohë banorët tregojnë se kanë ndjerë 4 lëkundje dhe se kanë dalë të gjithë jashtë.

“U frikësuam, dolëm të gjithë nga shtëpia. Kanë qenë 4 lëkundje. I treti ka qenë më i fortë”.

“Dolëm të gjithë përjashta. Prisnim ndonjë lëkundje më të madhe, por shyqyr nuk pati”.

“Dolëm jashtë nga frika, ec e mos dil”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH