Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga puna 4 punonjës të IMTV-së në Lushnje

Shkruar nga Liberale
Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen nga puna 4 punonjës të

atër punonjës të IMTV-së në Lushnje janë pezulluar nga puna pasi lejuan ndërtimet pa leje të 29 objekteve në këtë qytet.

Policia bën me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, ka caktuar masa sigurimi, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“ dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” për këta shtetas: Isa Buzi, 62 vjeç, Xhemzi Zylali, 60 vjeç, Kudret Sulo, 63 vjeç dhe Gjergj Mëhilli, 66 vjeç.

“Gjykata ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik“ dhe “Detyrimi për t’u paraqitur“, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Këta shtetas, gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa lejet përkatëse, të 29 objekteve në territorin e bashkisë Lushnjë, kryesisht banesa dhe biznese, si dhe nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH