Aktualitet

Lejuan kultivimin e kanabisit në malet e Pukës, pezullohen 5 efektivë në  Shkodër (EMRAT)

Shkruar nga Liberale
Lejuan kultivimin e kanabisit në malet e Pukës, pezullohen 5

Pesë punonjës të Policisë në Shkodër janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Vendimi është marrë pasi në vitin 2021 këta efektivë lejuan kultivimin e kanabisit në fshatrat Curak dhe Shkozë të Pukës.

Gjatë kontrollit pak ditë më pas,  në këto zona u zbuluan dhe më pas asgjesuan 4 mijë bimë narkotike.

Efektivët e pezulluar: 

Edmond Pepkolaj, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë

– Alfred Ndoj, inspektor

– Zamir Mehaj, me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale

– Petrit Florini, me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme Pukë

– Fatmir Alia, me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme Pukë

Ndërkohë më herët, ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi procedimin e tetë policëve, pesë prej të cilëve në Shkodër, për shpërdorim detyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH