Aktualitet

Lejonte ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit në Berat

Shkruar nga Liberale
Lejonte ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit

Policia e Beratit ka goditur një aktivitet të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Është arrestuar në flagrancë pronari i lokalit, ku ushtrohej online kjo veprimtari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH