Aktualitet

Lejoi daljen e konteinerit pa e kontrolluar, arrestohet punonjësi në portin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Lejoi daljen e konteinerit pa e kontrolluar, arrestohet punonjësi në

Punonjësi i doganës në portin e Durrësit është arrestuar sot nga Policia, pasi lejoi daljen e një kontejneri i cili duhet të ishte kontrolluar.  Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale  H. L., 52 vjeç.

Sipas policisë, kontejneri ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, çka përbën detyrim për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore.

“Specialistët e Seksionit për Kontrollin e Kontejnerëve në PKK Port Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 52 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi teksa ishte në detyrë, përgjegjës turni në degën doganore të portit të Durrësit, ka lejuar të dalë nga zona e portit, një kontejner që ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, shenjë e cila përbën detyrim për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH