Aktualitet

“Leje për ndërtimin e 17 kullave te “Partizani””, Basha: Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar

Shkruar nga Liberale
“Leje për ndërtimin e 17 kullave te

Dy ditë ditë më parë Byroja Kombëtare e Hetimit ekzekutoi urdhëarrestin e GJKKO pas kërkesës së SPAK, për arrestimin e Jamarbër Malltezit, si dhe u dha masa për detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali berisha dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Kujtojmë SPAK ka ngritur akuza se privatizimi i klubit Partizani është bërë në mënyrë të dyshimtë, ku ish-kryeministri me anë të presioneve, ndryshimit të neveve dhe ligjeve ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Ndërkohë në dosjen e SPAK, ka arritur të njerrë të tjera detaje mjaft të rëndësishme, siç është ajo e dhënies së lejes së ndërtimit për ngritjen e 17 kullave në Kompleksin Partizani.

Pikërisht në dosjen e bujshme, e cila ka shkaktuar tërmet në politikën shqiptare, rezulton të jetë i përfshirë edhe Lulzim Basha.

I pyetur nga Ora News për detajet e dosjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” Basha është përgjigjur përmes zëdhënëses së PD-së.

“Qëndrimi është i qartë: Drejtësia të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e Lulzim Bashës për “Ora News”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH