Aktualitet

Lehtësohet situata tek Infektivi, përgjysmohet numri i urgjencave

Shkruar nga Liberale
Lehtësohet situata tek Infektivi, përgjysmohet numri i urgjencave

Një situatë më e qetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së djeshme.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se te COVID 1 për situatën në spitale. Ai tha se ka një rënie të urgjencave me COVID-19 që vijnë në Infektiv, ndërkohë që shtretërit janë thuajse totalisht të zënë.

“Sot duket sikur ka një situatë më të relaksuar, krahasuar me 24 orët e djeshme ku pati një panoramë dramatike para spitalit Infektiv në pritje të një vendi në urgjencë. Sot numri i ambulancave për të njëjtën njësi kohe duket se është i përgjysmuar. Që prej orës 10:30 që ndodhem këtu, numërohen në 2.30 minuta 10 ambulanca. Ndërkohë që dje për një orë e 30 minuta ishin 15 ambulanca.

Sa i përket shtrimeve, spitalin vijon të jetë thuajse totalisht i mbushur. Sapo lirohet një vend, referohet një urgjencë mjekësore dhe vendi zihet menjëherë. Janë nxjerrë disa raste nga spitali COVID 1 për në spitalin COVID 3 në gjendje pak më të mirë.

Për spitalin COVID 4 nuk ka informacion të saktë për numrin e personave që trajtohen atje por dimë që nuk është një spital për trajtimin, por post COVID.

Në Sanatorium situata mbetet e rënduar. Me një numër shtretërish të kufizuar, me 220 shtretër të zënë. Urgjencat në Sanatorium janë dukshëm më të ulëta se në Infektiv pasi 75% e urgjencave për Tiranën dhe Jugun referohen në Spitalin Infektiv. Dita e sotme duket pak më e lehtësuar”, tha gazetari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH