Globi

Lehtësohen masat anti-covid, Mali i Zi shtyn orën policore

Shkruar nga Liberale
Lehtësohen masat anti-covid, Mali i Zi shtyn orën policore

Duke nisur nga nesër, restorantet dhe kafenetë do të punojnë një orë me gjatë, pasi do të lejohen deri në orën 23:00.

Masat e reja u bënë të ditura nga Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga nesër, tubimet e hapura private dhe publike do të lejohen në Malin e Zi, me praninë e deri në 50 personave dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Po ashtu do të lejohen tifozët në ngjarjet sportive, ndërsa thuhet se dhe trajnimet në grup janë të lejuara deri në 50 persona

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH