Sport

Legjenda e Milanit bie pre e sulmeve ruse, Shevchenko përjeton tmerr në Kiev

Shkruar nga Liberale
Legjenda e Milanit bie pre e sulmeve ruse, Shevchenko përjeton tmerr
Legjenda e Milanit dhe Ukrainës, Andrij Shevçenko, ka postuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku tregon se ishte shumë pranë vdekjes. Kështu është ajo që thotë ish-futbollisti i njohur, i cili thekson se raketat e hedhura nga Rusia kanë goditur një urë, ku në të cilën priteshe të kalonte treni që ndodhej Shevçenko. “Rusia hodhi 80 raketa dhe 12 dronë kamikazë në Ukrainë. Unë isha në tren, ndaluam nën predha. Ato pak orë ishin si një përjetësi. Dua të them vetëm diçka: asnjë raketë, ose çdo lloj sulmi tjetër, nuk mund t’i thyejë ukrainasit”, shkruan ish-sulmuesi i Milanit e Çelsit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH