Davide Rebellin , kampion i çiklizmit, vdiq pasi u përplas nga një kamion në Montebello Vicentino ( Vicenza). Çiklisti, profesionist ishte 51 vjeç. Sipas një rikonstruksioni fillestar të raportuar nga Il Gazzettino, automjeti i rëndë që po dilte nga kryqëzimi i autostradës e goditi çiklistin që udhëtonte me biçikletë, i cili vdiq në çast.
Pas aksidentit shoferi nuk ndaloi, duke u larguar; por ende nuk është e qartë nëse ai e kuptoi apo jo atë që kishte ndodhur. Hetuesit janë duke punuar për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të gjurmuar drejtuesin.
/Liberale.al/