Aktualitet

“Mos më bëj si trim”/ Plas sherri mes deputetëve të opozitës, Sula e qëllon me dosje, Çollaku: Do bëj kallëzim penal, servil, legen

Shkruar nga Liberale
“Mos më bëj si trim”/ Plas sherri mes deputetëve

Deputetët e opozitës, Dashnor Sula i Rithemelimit dhe Kreshnik Çollaku i Partisë Demokratike, janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.

Përveç shkëmbimit të fyerjeve dhe ofendimeve, ku Çollakun i është drejtuar me fjalët “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula me fjalën “mashtrues”, raportohet se ka pasur edhe përplasje fizike.

Çollaku ka pretenduar se është cenuar fizikisht duke u goditur me dosje, teksa e ka paralajmëruar kolegun e tij demokrat se do ta çojë në prokurori dhe do të bëjë kallëzim penal.

Sakaq, është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dash Sula: O udhëheqës i madh

Çollaku: Mos më bëj si trim mua, se e di unë çfarë je

Sula e godet me dosje

Çollaku: Do bëj kallëzim penal, servil, legen

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde

Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH