Aktualitet

Lefter Koka drejt Bashkisë së Durrësit?

Shkruar nga Liberale
Lefter Koka drejt Bashkisë së Durrësit?

Lefter Koka hoqi dorë nga mandati i deputetit, i fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.

Ai ishte kandidat i Partisë Socialiste, ndërsa në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, nuk dha sqarime për arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Por “Vizion Plus” mëson se ajo që e ka shtyrë Kokën drejt dorëheqjes mund të jetë një kandidim i mundshëm për kryetar bashkie.

Sipas burimeve, ai mund të jetë kandidatura kryesore për të marrë drejtimin e Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet vendore.

Lefter Koka u bashkua me Partinë Socialiste në 2020, pasi u shkëput nga LSI.

Kjo lëvizje e vuri atë nën shënjestër nga figurat e LSI-së dhe presidentit Ilir Meta, me të cilin pati përplasje të ashpra gjatë fushatës zgjedhore./Vizion Plus

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH