Aktualitet

Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun

Shkruar nga Liberale
Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO: Nuk jam në

Ish kryetari i Bulqizës, Lefter Alla ka dalë sot sërish në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar lirinë, për shkak të gjendjes shëndetësore.

"Gjatë seancës, avokati ka sjellë prova të reja nga ekspertët mjekoligjore për sa i përket gjendjes shëndetësore të Allës. Sipas avokatit Hysni Demiraj, ka rezultuar se ish-kryebashkiaku nuk është në gjendje të mirë për të përballuar burgun. Seanca u shty për në datë 29 korrik në orën 13:30 deri në shqyrtimin e dokumentacionit", raporton gazetarja Klodiana Lala.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH