Aktualitet

Lefter Alla del nga SPAK pas një orë e 30 minuta

Shkruar nga Liberale
Lefter Alla del nga SPAK pas një orë e 30 minuta

Ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta deklarimi i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla në SPAK, pas daljes së videos ku dukej duke marrë lëndë narkotike kokainë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Alla ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat duke thënë: “E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment. Do flas në një moment tjetër”.

Ndërsa avokati tij Petrit Ismaili e ka cilësuar videon një montazh, ndërsa ka shtuar se Alla nuk ka arsye të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut.

Montazh. Në video nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorë dorëheqjen”, u shpreh avokati mbrojtës i Lefter Allës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH