Aktualitet

LDK fton Vetëvendosjen të reflektojë për ndarje të pushteteve

Shkruar nga Liberale
LDK fton Vetëvendosjen të reflektojë për ndarje të

Kryesia e LDK-së sot është takuar, ku është vlerësuar se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit dhe krijimi i institucioneve.

Pas takimit të kryesisë nuk ka pasur asnjë prononcim për media nga zyrtarët e LDK-së, por qëndrimi i kryesisë së LDK-së për koalicionin e ardhshëm qeverisës, është përcjell përmes një komunikate.

LDK-ja vlerëson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.

LDK-ja vlerëson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH