Aktualitet

Largimi i Berishës/ Tabaku: Vendim i detyruar për të ardhmen e partisë

Shkruar nga Liberale
Largimi i Berishës/ Tabaku: Vendim i detyruar për të ardhmen e

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e konsideroi një vendim të vështirë atë të Lulzim Bashës për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së të Sali Berishës.

Tabaku thekson në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” se vendimi ishte i detyruar për vijimësinë e marrëdhënieve të PD-së me SHBA-të. Po ashtu nënkryetarja shton se vendimi i Bashës nuk i heq asgjë trashëgimisë së Berishës në PD.

Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?

Jorida Tabaku: Nuk kishte një mënyrë të lehtë për ta marrë këtë vendim. Këtë e them me të gjithë emocionet që ka ngjallur, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, individin që ka patur ndikimin më të madh në politikën shqiptare dhe në çështjen kombëtare, me arritjet më të mëdha, jo që i njeh PD, por që i njohin të gjithë shqiptarët të cilët i përjetojnë çdo ditë. Përveç infrastrukturës, arsimit, rritjes së pagave, dua të përmend liberalizimin e vizave, NATO-n. Vendimi i z. Basha megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që z.Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe ka në politikën shqiptare. Nuk i heq asgjë respektit që kemi për të dhe shumë shqiptarë që kanë për të.

A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?

Jorida Tabaku: Nuk kishte mënyrë të lehtë se si të merrej një vendim i tillë i vështirë. Një vendim që në fakt ka qenë i imponuar, një fakt i kryer, një vendim i cili nuk ishte marrë as nga z.Basha dhe as nga PD. Ishte një vendim i cili erdhi nga një aleat, një partner, një vendim i cili ka qenë… kushdo që e kujton edhe karrierën e z.Basha, por edhe vendimet e tij në PD, besoj ka memorie të dijë se z.Basha nuk ka marrë asnjëherë një vendim kundër Sali Berishës. Ky vendim ishte një fakt i kryer. Ky vendim ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe ajo që është më e rëndësishmja, për të mos cënuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë me SHBA-në dhe ç’ishte më e rëndësishme, për të qenë edhe në krah të z.Berisha në procesin që ai po ndjek për të kthyer dinjitetin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH