Aktualitet

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Rama: Proces traumatik

Shkruar nga Liberale
Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Rama: Proces traumatik

Kryeministri Edi Rama reagoi për mediat pas përfundimit të seancës ku u zgjodh si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Rama u shpreh me ironi edhe për largimin e Berishës nga grupi parlamentar dhe tha se dita e sotme është traumatike për PD dhe si të tillë duhet të kemi respekt “për traumat e të tjerëve”.

“Nuk kam dëgjuar asgjë përveç atyre tam-tameve në këtë ditë sot që nuk është një ditë e lehtë për PD se është një proces traumatik, duhet të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH