Aktualitet

Lapsusi i Mziut, Rama: Ke të drejtë Xhelal, ashtu mendojnë dhe...

Shkruar nga Liberale
Lapsusi i Mziut, Rama: Ke të drejtë Xhelal, ashtu mendojnë dhe...

Një lapsus i kandidatit të Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, nuk ka lënë pa kaluar në vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.

Mziu, në një takim elektoral në Dibër, ka thënë se “nuk ka dibran që s’ka sy e vesh që mos e votojë Edi Ramën.

“Nuk besoj se ka dibran të djathtë apo të majtë që të mos i bashkohet kësaj kauze, vetëm ai dibran që s’ka sy e vesh mund të mos e votojë Edi Ramën”, u shpreh Xhelal Mziu.

Ndërkohë, kryeministri, teksa ilustron videon që është bërë kjo deklaratë e Mziut, shkruan:

“Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqëndrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH