Aktualitet

Lapaj takim me banorët e Pogradecit: Të dënohen me 20 vite burg zyrtarët që vjedhin, të cilësohet ‘tradhti kombëtare’

Shkruar nga Liberale
Lapaj takim me banorët e Pogradecit: Të dënohen me 20 vite burg

Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, këtë të shtunë, zhvilloi një takim me banorët e Pogradecit. Ndërsa ngriti shqetësime për shumë çështje, edhe njëherë Adriatik Lapaj propozoi që vjedhja e zyrtarëve të lartë, që ndikon drejtpërdrejtë te qytetarët, të dënohet me deri në 20 vite burg dhe të cilësohet “tradhti kombëtare”.

“Nuk ka ilaçe. Frikë për çfarë? Për të thënë që prindërit tanë marrin nga 180 mijë lekë të vjetra pension? Frikë për të dalë dhe për të thënë se vuajnë nga probleme dëgjimi? Frikë për të thënë se mungojnë faktorët 8 dhe 9 për hemofilikët?

Frikë për të thënë se vazhdojnë dhe ikin të rinjtë me gomone dhe kamionë, në 2023? Frikë për të thënë se në mëngjes u bëhet kontrolle punonjësve të administratës se sa ‘like’ dhe ‘share’ kanë bërë? Janë turpe dhe ne nuk duhet të kemi frikë.

Jemi në këtë rrugë sepse besojmë se Shqipëria bëhet. Bëhet duke mos u vjedhur nga ata që ne u besojmë fatet tona. Bëhet Shqipëria, bëhet duke ndëshkuar rëndë ata që guxojnë të tallen me besimin tonë.

Vjedhja e zyrtarëve të shtetit duhet të konsiderohet tradhti dhe të dënohet me 20 vite burg. Sepse nuk shkon të vjedhësh 30 milionë euro dhe të shkosh jashtë të kërkosh azil.

Pse është tradhti kombëtare korrupsioni i zyrtarëve të lartë? Është krim i rëndë të vjedhësh ilaçet e fëmijëve, të vjedhësh paratë e rrugëve, paratë e që do shkonin për nënat me fëmijët jetim, për dëshmorët. Bëhet Shqipëri, por duhet vendosmëri”, tha Lapaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH