Aktualitet

Lapaj: Politikanët që sot kanë pushtet, nesër mund të mos kenë

Shkruar nga Liberale
Lapaj: Politikanët që sot kanë pushtet, nesër mund të

Juristi Adriatik Lapaj u shpreh se të gjithë politikanët që sot kanë pushtet, nesër mund të mos kenë, prandaj i këshillon ata që të mendojnë për fëmijët dhe nipërit e tyre. Pra të mendojnë për të nesërmen duke thënë se duhet t’i lënë një shtet e një sistem që kujdeset për ta.

Lapaj: Ne duhet ta pranojmë dhe këta (politikanët) duhet ta pranojnë. Është fatkeqësi kjo që po ndodh në Shqipëri. Është fatkeqësi për këta, për fëmijët e këtyre. Zoti Klosi mund të jetë i zoti, bëri karrierë politike. Fëmijët e tij mund të mos jenë të aftë. Nipërit e tij nesër, mund të mos jenë të aftë, mund t’i marrë jeta shtrembër. Duhet t’i lënë trashëgimi një shtet që kujdeset, një shoqëri që ka.

Mos e quani kështu. Kam parë plot njerëz me pushtet që i shoh rrugës flasin me vete tani. Para 20 viteve i shikoje si legjenda. Flasin me vete. kam parë gjyqtarë që nuk dinin çfarë bënin, tani ecin dhe kthejnë kokën pas. E kuptoni se çfarë po ndodh këtu? Këtyre u duket se kanë pushtet në një fazë të jetës dhe është fushë me lule. Jeta të ngre, të ul.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH