Aktualitet

“Land Rover”- i përplaset me makinën e policisë, tre efektivë në spital

Shkruar nga Liberale
“Land Rover”- i përplaset me makinën e policisë, tre

Tre punonjës të policisë mbetën të plagosur në një aksident rrugor që është shënuar në aksin rrugor "Levan-Tepelenë".

Makina e policisë është përplasur nga një automjeti tip "Land Rover" ndërsa pas aksidentit tre efektivët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 16:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip "Skoda", me drejtues punonjësin e Policisë H. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH