Aktualitet

Lamtumirë legjenda e aktrimit! Mbahen sot homazhe për artistin e ndjerë, Mirush Kabashi në Muzeun Kombëtar

Shkruar nga Liberale
Lamtumirë legjenda e aktrimit! Mbahen sot homazhe për artistin e

Kanë nisur sot homazhet në Muzeun Historik Kombëtar, në nder të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Në homazhet për artistin e ndjerë kanë marrë pjesë, familjarë, miq, kolegë dhe figura të shquara të artit.

Pritet që homazhet të mbahen deri rreth orës 13:00 dhe më pas trupi do të prehet në varrezat e Sharrës.

Mirush Kabashi u nda dje nga jeta pasi luftoi për disa vite me një sëmundje të rëndë. Artisti do të mbahet mend nga të gjithë për gjurmët që ka lënë në artin dhe skenën shqiptare, me mbi 100 rolet në teatër dhe në film. Ai do të kujtohet si një ndër aktorët që ka thyer shumë tabu të kohës, si dhe për kontributin e çmuar që dha në skenën e aktrimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH