Arte

 “Lamtumirë Eskili shqiptar!”

Shkruar nga Liberale

Për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh”, Mirush Kabashi ka reaguar edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Në një postim të bërë në rrjetin e tij social, Saraçi e konsideron Mirush Kabashin si “Eskilin” shqiptar, një prej dramaturgëve më të mëdhenj.

Mirush Kabashi, aktori i mbi 100 roleve në film dhe teatër, u nda në mesnatë nga jeta, njoftoi familja e tij.

“Mik i mrekullueshëm e padiskutim i madh, na idhnove jo pak. I lehtë të qoftë dheu. I madhi Zot i forcoftë familjarët e tu për ta përballuar dhimbjen. Të gjithëve do na mungosh në të gjitha kuptimet por edhe do të kemi gjithmonë në memorie për gjithçka na fale. Lamtumirë Eskili i paharruar shqiptar. R.I.P i madhi Mirush Kabashi”- shkruan Saraçi në reagimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH