Aktualitet

"Lajme të rreme", gjetja e 92 emigrantëve lakuriq ndez gjakrat mes Turqisë dhe Greqisë, akuza mes tyre

Shkruar nga Liberale
"Lajme të rreme", gjetja e 92 emigrantëve lakuriq ndez

Lajmi për gjetjen e 92 emigrantëve të zhveshur dhe të dhunuar në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, ka ndezur sërish gjakrat mes këtyre dy vendeve.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i cilësoi lajme të rreme fotot e 92 emigrantëve të zhveshur në Evros, ndërsa akuzoi Athinën se "shkel ligjin ndërkombëtar dhe shpif për Turqinë".

“Turqia është kthyer sërish në qendër të interesit gjeopolitik ndërkombëtar, siç ka ndodhur gjatë historisë. Jemi në një pozicion kyç ku lidhim Lindjen me Perëndimin, Veriun me Jugun, në energji, tregti dhe transport”, tha Cavusoglu.

Ai argumentoi gjithashtu se rëndësia e rajonit turk për stabilitetin dhe prosperitetin global është rritur mes krizave të vazhdueshme globale, ndërsa theksoi se Ankaraja duhet të paraqesë një "vizion të fortë për të ardhmen".

“Mënyra për ta transformuar rajonin tonë në një vend stabiliteti duke rritur prosperitetin e kombeve tona është duke forcuar unitetin tonë. Mënyra për të forcuar unitetin tonë është të hedhim hapat e duhur në kohën e duhur me guxim”, pohoi më tej ai.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as sulmet nga Greqia. Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis, kritikoi ashpër Turqinë. Ai theksoi se në Evros u “shkrua” një tjetër episod i trishtë, me Turqinë në rolin kryesor, duke shfrytëzuar sërish emigrantët, këtë herë 92 persona, të cilët u gjetën lakuriq dhe të plagosur në Evro. ".

Në vijim, ministri i Emigracionit dhe Azilit tha se do të takojë kreun e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hënën e ardhshme dhe ka njoftuar tashmë OKB-në dhe Komisionin Evropian.

“Turqia e ka gjetur veten në një pozitë shumë të vështirë pasi këta 92 janë gjetur nga vetë Frontex, i cili konfirmoi incidentin. Këta persona, për fat të keq, iu nënshtruan një trajtimi degradues në Turqi dhe u dërguan në Greqi. Ata tashmë ndodhen në territorin grek dhe do të transferohen në burgun e Fylaki. Po shohim një tentativë të Turqisë - për sa i përket komunikimit nuk është hera e parë që e bën”, theksoi Mitarakis./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH