Sociale

Lajm i mirë: Mbi 30 mijë mësues do të marrin rritje rroge vitin e ardhshëm

Shkruar nga Liberale
Lajm i mirë: Mbi 30 mijë mësues do të marrin rritje rroge

Një lajm i mirë vjen për të gjithē mësuesit e arsimit parauniversitar.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, përmes një positmi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje page për mbi 30 mijë mësues të cilët mësojnë e edukojnë nxënësit në arsimin parauniversitar.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH