Globi

Lajçak viziton Beogradin sot, takim me Vuçiçin

Shkruar nga Liberale
Lajçak viziton Beogradin sot, takim me Vuçiçin

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë i BE do të takohet në orën 11:00 me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Javën e kaluar, Lajçak ishte në Kosovë ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe liderët opozitarë. Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen këtë të enjte në Bruksel.

Më 7 nëntor, Lajçaku vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Propozimi i ri evropian dhe modern” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë iu dorëzua autoriteteve të Kosovës nga pesë emisarët perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH