Kryesore

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk biseduam për hapjen e arkivave të Kosovës

               Publikuar në : 20:03 - 15/09/21 liberale

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me kreun qeveritar, Lajçak tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.

“Kemi biseduar për dialogun po ashtu edhe për bashkëpunimin rajonal, nuk kemi diskutuar për hapjen e arkivave. Për kohën e fillimit të dialogut do të përgjigjem më vonë, do të takohem me shumë akterë. Nuk dua bëjë deklarata politike. Do të përgjigjem për të gjitha në fund të vizitës. Po punojmë për datën e fillimit të dialogut”, tha Lajçak.

Lajçak është takur edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Nesër takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, e po ashtu me shefat e grupeve parlamentare e me përfaqësues të OJQ-ve.

Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back