Aktualitet

Lajçak: Javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi Kosovë-Serbi

Shkruar nga Liberale
Lajçak: Javën e ardhshme pritet marrëveshje me

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak deklaron se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi, sa i përket dialogut mes dy vendeve.

Lajçak nuk e specifikoi se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë. Ai foli gjithashtu, për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, gjatë verës.

"Në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme, por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara, që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar. Ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme, për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit. Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës", tha zyrtari i lartë evropian për Euronews.

Lajçak ka thënë se Kosovës duhej t'i liberalizoheshin vizat shumë kohë më parë, pasi ajo i plotëson kushtet. Sipas tij, kjo gjë nuk është arritur për shkak të mungesës së konsesnsusit. "Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë", shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH