Aktualitet

Laç/ Përplaset nga trajleri, ndërron jetë 55-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Laç/ Përplaset nga trajleri, ndërron jetë

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në afërsi të Laçit.

Sipas policisë në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtuesin me inicialet A.Gj. është përplasur me mjetin me drejtues A.K.

Në aksident është përfshirë edhe një biçikletë me drejtues D.F. 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Goditja ka qenë fatale dhe si pasojë e përplasjes nga trajleri dhe plagëve të rënda 55-vjeçari humbi jetën në vend.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar nga policia e Kurbinit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH