Kronike

Laç/ Grabitësit futen në banesë, plagosin rëndë familjarin

               Publikuar në : 22:33 - 12/06/19 Liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku dy persona të maskuar kanë shkuar në një familje për të vjedhur dhe pasi janë pikasur kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve

Një nga anëtarët e familjes ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar.

Nga Policia mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit Hajdar Lika, në lagjen nr.5 Sanxhak, Laç, Kurbin.

Pasi janë konfliktuar me pjesetarët e familjes, grabitësit kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç.

Ky i fundit pas ndihmës së parë në Spitalin Kurbin, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *