Aktualitet

Laborator me heroinë dhe kokainë, prangoset 61-vjeçari

               Publikuar në : 17:40 - 21/10/20 liberale

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë së Milanos nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Agjentët e stacionit të policisë në Lorenteggio vunë re burrin duke lëvizur me dyshim pranë magazinës së një kompanie të braktisur dhe e ndaluan atë.

Burri kishte me vete një dozë kokaine prej një gram, tre celularë, 185 euro dhe një tufë çelësash me të cilët policët hynë në depo. Nën timonin e një makine të parkuar gjetën një çantë me të 11 gram kokainë dhe, në kërkimin e mëvonshëm të objektit, ata sekuestruan 18,6 kg heroinë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram marihuanë dhe 8,5 kg lëndë prerëse.

Në depo, 61-vjeçari kishte instaluar një laborator të vërtetë droge me përzierës, soba, tenxhere me presion, si dhe një shtypës hidraulik artizanal për paketimin e drogës në blloqe.

Përveç sasisë së drogës, policët e Via Primaticcio gjetën shumën prej 48,350 euro. Në shtëpinë e burrit, agjentët kapën edhe dy mijë euro të tjera, një telefon celular shtesë dhe një peshore.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back