Aktualitet

La postin si këshilltar i Metës, Prençi: Do të kandidoj për deputet

Shkruar nga Liberale
La postin si këshilltar i Metës, Prençi: Do të kandidoj

Ish-këshilltari i Presidentit të Republikës, Shemsi Prençi thotë se ka vendosur ta japë dorëheqjen nga posti për shkak se do të kandidojë për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Prençi thekson se do të kërkojë votën e rreth 47 mijë dibranëve në Qarkun e Durrësit, pasi "i kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizëm vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundërshtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas".

"Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem, pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kundër.

Për miqtë e mi të dashur dua të ndaj sinqerisht arsyet e dorëheqjes.

Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Dibër, Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.

Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit", shkruan ndër të tjera Prençi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH