Aktualitet

La nam në Kuvend, deputetja: Për shkak të syrit, nuk isha e qartë

Shkruar nga Liberale
La nam në Kuvend, deputetja: Për shkak të syrit, nuk isha e

Pas djegies së mandateve nga opozita, vendin e tyre në Kuvend e zunë kandidatë nga listat e partive politike të opozitës. Vendin e kreut të PD-së, Lulzim Basha e zuri deputetja Majlinda Halilaj, e cila mesa duket ditën e djeshme ka pasur fjalimin e parë në Kuvend.

Ajo u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e ka denoncuar si aferë korruptive, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Por pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë në vijimësi “Koporatë”.

Dhe për këtë deputetja e ka gjetur justifikimin. Ajo ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se gabimet janë njerëzore.

“Per cdo gabim ka nje arsye, nuk gjykohet njeri nga gabimet por nga mendimet qe ka. sot per arsye shendetesore te problemit me syrin nuk isha e qarte per qytetaret”, ka shkruajtur ajo./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/servili/videos/1477769672782208/?t=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH