Sport

Kylian Mbappe humbet dy penallti dhe më pas dëmtohet, natë jo e mirë për "yllin"

Shkruar nga Liberale
Kylian Mbappe humbet dy penallti dhe më pas dëmtohet, natë jo e

Kylian Mbappe luajti një nga ndeshjet më të këqija të karrierës së tij të mërkurën mbrëma. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dështoi të shënojë një penallti në minutën e tetë të ndeshjes së Ligue 1 ndaj Montpellier.

Goditja nga pika e Mbappe u prit nga Benjamin Lecomte, por pas një rishikimi me VAR  u vendos të përsëritej 11-metërshi pasi portieri kishte lëvizur nga vija e bardhë.

Lecomte më pas shpëtoi edhe tentativën e dytë të të Mbappe, me topin që shkon në shtyllë. Nuk mbaruan të këqijat për yllin francez këtu, pasi u dëmtua në minutën e 22-të dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH