Globi

Ky shtet rikthen pas një muaji maskat anticovid

Shkruar nga Liberale
Ky shtet rikthen pas një muaji maskat anticovid

Qiproja ka urdhëruar sërish vendosjen e maskave anticovid për shkak të rritjes së infektimeve. Kjo ka ardhur vetëm një muaj pasi maskat u hoqën më 1 qershor.

Ministri i Shëndetësisë, Michalis Hadjipantela ka bërë me dije se, kërkesa për të vendosur maskat në ambientet e brendshme do të hyjë në fuqi të premten.

Ekspertët thanë se, ky vendim u mor pasi njerëzit nuk po merrnin masat e duhura, për të mos u infektuar.

 “Situata është nën kontroll”, tha Hadjipantela.

Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë në Mars të 2020, Qiproja ka regjistruar 1,075 vdekje. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH