Aktualitet

Kuvendi shkarkon Çuçin, Balla zyrtarisht ministër i Brendshëm (si u votua)

Shkruar nga Liberale
Kuvendi shkarkon Çuçin, Balla zyrtarisht ministër i

Me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Në vend të tij është emëruar Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar Socialist.

Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit për emërimin e Ballës me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Taulant Balla nga sot është zyrtarisht ministër i Brendshëm.

Bledi Çuçi u shkarkua nga kryeministri Rama pas ngjarjes së ndodhur në Fushë-Krujë ku familjarët dhe të afërmit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan disa persona, pas një konflikti për guroret në zonën e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH